Durrës/ Mbytet në det 16-vjeçari teksa ishte duke notuar

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit, një 16-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi është mbytur aksidentalisht gjatë notit në det.

Viktima është identifikuar si shtetasi E. V., banues në të njëjtën lagje.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, Durrës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.

gijotina.com/

The post Durrës/ Mbytet në det 16-vjeçari teksa ishte duke notuar appeared first on GIJOTINA.