Katër udhëheqësit e Hamas që dyshohet se u vranë nga sulmi izraelit në Katar

Izraeli mori sot një sulm në Doha, Katar që synoi udhëheqjen e Hamasit.

Kreu i byrosë politike dhe kryenegociatori i Hamasit në Gaza, Khalil al-Hayya, dyshohet se u vra në një sulm izraelit në kryeqytetin e Katarit.

Burime i thanë televizionit al-Hadath të Arabisë Saudite se udhëheqësit e Hamasit, Zaher Jabarin, Khaled Mashaal dhe Nizar Awdallah u vranë gjithashtu.

Al-Arabiya dhe Al-Hadath i Arabisë Saudite raportuan vrasjet, duke cituar burimet e tyre. Megjithatë, burimet e grupit Hamas i mohuan vrasjet nëpërmjet Al Jazeera.

“Takimi i udhëheqjes së Hamasit në Doha i mbijetoi sulmit të Izraelit”, tha për Al Jazeera një burim i lartë nga grupi militant palestinez.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, dënoi ashpër sulmin e Izraelit që synoi udhëheqjen e Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Guterres theksoi se ky është një shkelje flagrante e sovranitetit, teksa u bëri thirrje të gjitha palëve të “punojnë drejt arritjes së një armëpushimi të përhershëm, jo ​​shkatërrimit të mëtejshëm”.

Edhe Papa Leon XIV ka reaguar pas sulmit ndaj udhëheqëve të Hamasit në Katar. “Ka disa lajme vërtet serioze tani: Sulmi i Izraelit ndaj disa udhëheqësve të Hamasit në Katar. E gjithë situata është shumë serioze. Nuk e dimë se ku po shkojnë gjërat; duhet të lutemi”, u shpreh Papa për gazetarët teksa po largohej nga Villa Barberini në Castel Gandolfo.

Ndërsa, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmit të paprecedentë të IDF-së në Doha. deklaroi se “Veprimi i sotëm kundër udhëheqësve kryesorë terroristë të Hamasit ishte një operacion plotësisht i pavarur Izraelit”.

gijotina.com/

The post Katër udhëheqësit e Hamas që dyshohet se u vranë nga sulmi izraelit në Katar appeared first on GIJOTINA.