Manja justifikon ndryshimet në Kodin e Ri Penal: Kemi marrë parasysh shqetësimet

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal, zhvillon sot tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, përpara fillimit të konsultimeve të gjëra publike që do të zhvillohen për të.

Gjatë këtij aktiviteti po prezantohen në mënyrë krahasuese ndryshimet e Kodit të ri Penal në raport me kodin aktual dhe me standardet referuese europiane, ndërsa grupi i punës do të paraqesë qëndrimet e tij lidhur me nenet që kanë qenë objekt diskutimi dhe komentimi publik pas prezantimit të parë të draftit.

The post Manja justifikon ndryshimet në Kodin e Ri Penal: Kemi marrë parasysh shqetësimet appeared first on Lapsi.al.