Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ditën e sotme e së enjtes ankimin e koalicionit PD-ASHM për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.
PD-ASHM kërkoi rrëzimin e vendimit dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhore, duke argumentuar se procesi është zhvilluar me shkelje ligjore dhe problematika. Këto shkelje, sipas opozitës janë: përdorimi i burimeve publike në fushatë, intimidimi i votuesve, patronazhistët, shpërdorimi i administratës publike dhe fenomeni i blerjes së votës dhe ndikimi i grupeve kriminale.
Sipas padisë, në qarkun e Tiranës për shkak edhe të numrit të popullsisë dhe administratës, problematikat kanë qenë më të përhapura.
Ndërkohë pas vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor pritet që presidenti Bajram Begaj të nxjerrë dekretin për mbledhjen e Parlamentit në legjislaturën e re.
gijotina.com/
The post Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, u ankimua certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit appeared first on GIJOTINA.