Ndryshime në Qeveri, Rama shkarkon tre zëvendësministra

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Tre zëvendësministra janë liruar nga detyra në ministritë përkatëse:

Ilva Gjuzi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Romina Kuko, zëvendësministre në Ministrinë e Brendshme

Ceno Klosi është zgjedhur deputet i PS, ndërsa për Kukon dhe Gjuzin ende nuk janë bërë publike arsyet e këtyre lirimeve.

Vendimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

‘Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

gijotina.com/

 

The post Ndryshime në Qeveri, Rama shkarkon tre zëvendësministra appeared first on GIJOTINA.