U raportua i zhdukur në Maj, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i shqiptarit (Emri)

Miklovan Danaj, 30 vjeç, është gjetur i vdekur në bregun e Marbellës, pasi ishte raportuar i zhdukur që në muajin maj. Të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin, shkruajnë mediat spanjolle. 

I riu, i njohur edhe si “Keli”, dyshohet se ishte përfshirë në trafikun e kokainës në Evropë. Pak kohë më parë, familjarët morën një mesazh shqetësues nga një person i panjohur, i cili paralajmëronte se Miklovani ishte vrarë dhe se nuk duhej të kërkohej.

Miklovani kishte krijuar lidhje të forta në trafikun e drogës, duke u zhvendosur nga Pisa, Itali, në Marbella, Spanjë, ku menaxhonte dërgesa të kokainës nga Kolumbia drejt Evropës.

Ai jetonte atje me bashkëshorten dhe vajzën e tij 8-muajshe.

Guardia Civil ka nisur një hetim, ndërsa deri tani nuk ka anjë person të arrestuar për ngjarjen dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të vdekjes së 30-vjeçarit nga Shkodra.
Gjetja e trupit mbyll një mister që mbajnte pezull familjen dhe të afërmit e tij për muaj me radhë, por njëkohësisht hap një tjetër: kush qëndron pas ekzekutimit të shqiptarit që kishte ngritur një perandori të vogël droge në Spanjë?

 

The post U raportua i zhdukur në Maj, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i shqiptarit (Emri) appeared first on GIJOTINA.