HEC-et (Hidrocentralet) janë ndër instrumentet më të rëndësishme për shpërndarjen e energjisë elektrike të pastër dhe të rinovueshme. Megjithatë, shpeshherë ndërtimi i tyre është shoqëruar me mosbesim dhe dezinformim, sidomos në lidhje me ndikimin që kanë në komunitet dhe burimet natyrore të zonës. Për të adresuar këto shqetësime, Lexo.al nwpwrmjet botuesit Flogert Muça zhvilloi një reportazh të detajuar mbi aktivitetin e kompanisë që menaxhon HEC-et në Zajs, Sek dhe Prell, me përfaqësues Bardhyl Mucekun.
Në këtë reportazh u ndoq e gjithë rruga e ujit nga Zall Gjoçaj deri në bashkimin me lumin Urak. Ajo që bie në sy gjatë gjithë itinerarit është fakti se uji merret vetëm pas kalimit të fshatit Zall Gjoçaj, duke lënë të paprekura burimet për banorët lokalë. Në shtratin e lumit është respektuar rrjedha ekologjike, duke garantuar ujë për nevojat bazë të ekosistemit dhe komuniteteve përreth, përfshirë fshatin Melth ku aktualisht jeton vetëm një familje.
Në disa segmente, uji humbet natyrshëm për shkak të përbërjes gjeologjike të terrenit, një fenomen që nuk ka lidhje me ndërhyrjen e HEC-it. Më pas, uji grumbullohet sërish në HEC-in e Zajsit dhe përfundimisht bashkohet me lumin Urak. Aktualisht, hidrocentralet janë jashtë funksionit energjetik dhe po përdoren vetëm për të ndihmuar banorët në ujitjen e arave.
Një fakt i rëndësishëm që del nga ky reportazh është se uji që më parë nuk ishte në përdorim nga banorët e fshatit Lufaj në Mirditë, tashmë është i disponueshëm për çdo familje falë sistemit të ujësjellësit të ndërtuar nga investimi i HEC-it. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për një zonë që historikisht ka vuajtur nga mungesa e ujit të pijshëm.
Një tjetër përfitim konkret për komunitetin është ndërtimi i rrugës: nga një rrugë inekzistente, e pakalueshme përveçse me kafshë, sot janë ndërtuar rreth 20 kilometra rrugë të reja, që mundësojnë kalimin e automjeteve dhe lidhin më mirë fshatrat me njëri-tjetrin dhe me qytetet përreth.
Në përfundim, investimi në HEC-et e Zajsit dhe zonave përreth paraqet një shembull të suksesshëm se si zhvillimi energjetik mund të bashkëjetojë me ruajtjen e natyrës dhe përmirësimin e jetës së komunitetit lokal. Nga monitorimet dhe verifikimet e Lexo.al, nuk është evidentuar asnjë mungesë uji në fshatra – përkundrazi, uji është bërë më i aksesueshëm për banorët./Lexo.al
The post VIDEO/ HEC-et në Zajs, Sek dhe Prell: Ndërtim rruge dhe ruajtje e burimeve ujore! Një model bashkëjetese mes zhvillimit dhe natyrës appeared first on www.lexo.al.