Kuqezinjtë drejt sfidës me Letoninë:nga shpallja e listës te seanca e parë stërvitore

Shtatori po troket e bashkë me të edhe ndeshja kualifikuese me Letoninë, për Botërorin 2026. Për kuqezinjtë nuk ka më vend për gabime dhe njerëzit e teknikut Sylvinho duhet vetëm të fitojnë për të luajtur më pas muajin e ardhshëm gjithçka në Beograd. Situata delikate perceptohet nga të gjithë, ndaj dhe Federata Shqiptare e futbollit ka bërë gati gjithcka në detaje.

FSHF ka përcaktuar tashmë programin e Kombëtares Shqiptare për grumbullimin e muajit shtator, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit, edhe pse vëmendja është në sfidën zyrtare me Letoninë.

Shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho do të bëhet të premten më 29 gusht, ndërsa në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Lexo më tej: Broja debuton në EFL Cup me Burnley: një asist në 63 minuta, provë për Kombëtaren

Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet më 1 shtator, kur mendohet të kenë mbërritur nën urdhërat e brazilianit të gjithë futbollistët e grumbulluar, pasi të kejnë përfunduar impenjimet e fundjavës me klubet e tyre.

Tre ditë përgatitje deri në ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit, e programuar më 4 shtator, në stadiumin “Europa Point” në orën 18:00, ndërsa janë edhe pesë ditë të tjera deri në përballjen me Letoninë. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45, për kualifikuesen e vetme të shtatorit, me synim arritjen në finalet e Botërorit 2026.

ditë nga rikthimi i Kombëtares në fushën e blertë#kombetarja #miqesorekuqezi pic.twitter.com/MmgyCOV1Js

— FSHF (@FSHForg) August 25, 2025

The post Kuqezinjtë drejt sfidës me Letoninë:nga shpallja e listës te seanca e parë stërvitore appeared first on Lapsi.al.