Aksident i rëndë tek Unaza e Re e Tiranës (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme tek Unaza e Re e Tiranës, ku dy makina janë përplasur ashpër. Aksidenti ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të trafikut, pranë mbikalimit të Shkozës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të menaxhuar trafikun dhe për të mbledhur informacion mbi shkakun e aksidentit.

Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.

The post Aksident i rëndë tek Unaza e Re e Tiranës (FOTO) appeared first on Lapsi.al.