Perrie Edwards flet për lidhjen me Zayn Malik: Ishte toksike

Perrie Edwards, anëtarja e grupit Little Mix, ka folur hapur për ndarjen e bujshme nga ish-i fejuari i saj, Zayn Malik, gjatë një interviste në podcast-in We Need to Talk më 19 gusht.

Këngëtarja 32-vjeçare, e cila u fejua me Malik në vitet 2013–2015, tha se ishte “shumë e re” kur filloi romancën. “Në fillim dukej e lehtë, por më pas gjërat u bënë më të vështira”.

Edwards pranoi se Zayn ishte dashuria e saj e parë dhe se përvoja e tyre i ka ndikuar në mënyrën se si e sheh dashurinë sot.

“Në atë kohë mendoja se gjithçka që përjetonim ishte normale, sepse ishte lidhja ime e parë. Mendoja: ‘Kështu duhet të ndjehet dashuria, paksa toksike. Kjo është normale, apo jo?’ Por kur u ndava, e dija se nuk doja ta përjetoja më kurrë një gjë të tillë,” – tregoi artistja.

Pas një kohe të vështirë, në vitin 2016 Perrie nisi një lidhje me futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain. Çifti është sot i fejuar dhe kanë një djalë, Axel, të lindur në vitin 2021.

“Kur filluam lidhjen, kisha shumë probleme që nuk i vura re në atë kohë, por Alex ishte gjithmonë  i qetë. Më surprizonte fakti si i menaxhonte gjërat,” – rrëfeu ajo.

Perrie shpalli fejesën me futbollistin në qershor të vitit 2022, duke  nisur një kapitull të ri të jetës së saj larg dramës së së kaluarës.

Në librin e Little Mix “One World” (2016), Edwards pretendoi se Zayn i kishte dhënë fund fejesës së tyre me një mesazh, gjë që Malik e mohoi më vonë duke thënë se kishte “shumë respekt” për të për ta mbyllur në atë mënyrë.

 

The post Perrie Edwards flet për lidhjen me Zayn Malik: Ishte toksike appeared first on Lapsi.al.