Zhduket ish-zv.drejtori i AKSHI-t, policia nis kontrollet pas denoncimit të familjes

Familjarët e ishzv.drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Informacionit, Daniel Shima, kanë denoncuar sot në polici zhdukjen e tij.

Ata kanë deklaruar para bluve se kanë humbur kontaktet me të prej paradites së sotme. Policia ka nisur menjëherë kontrollet.

Daniel Shima ka mbajtur për disa kohë postin e nëndrejtorit të AKSHI-t, detyrë nga e cila është larguar në vitin 2024.

The post Zhduket ish-zv.drejtori i AKSHI-t, policia nis kontrollet pas denoncimit të familjes appeared first on Lapsi.al.