Takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, konfirmohet edhe pjesëmarrja e Merz, Macron, Melonit dhe Stubb

Zbulohen udhëheqësit e tjerë evropianë që do të jenë të pranishëm krah Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë, për takimin që do të mbajë me Donald Trump.

Emrat që janë konfirmuar deri më tani janë kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti finlandez, Alexander Stubb, ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë udhëheqës të tjerë.

Sipas Sky Neës, presidenti amerikan u bëri një ftesë udhëheqësve evropianë për të marrë pjesë në takim.

The post Takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, konfirmohet edhe pjesëmarrja e Merz, Macron, Melonit dhe Stubb appeared first on www.lexo.al.