Revolucioni me ngjyra/Vuçiç mesazh të fortë publik: Pas tre ditësh shteti do pushoi së ekzistuari

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka paralajëmruar për vendime të papritura të qeverisë serbe në përgjigje ndaj protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin.

“Në tri ditët e ardhshme do ët duket se shteti pushoi së ekzistuari, se ne u mposhtëm. Pas kësaj, ju do të shihni vendosmërinë tonë për të rivendosur paqen, rendin dhe stabilitetin në vend.

Përgjigja e qeverisë do të jetë shumë e ndryshme nga veprimet e mëparëshme. Demonstruesit po përpiqen të shkatërrojnë shtetin”, ka thënë ai në një mesazh televiziv.

The post Revolucioni me ngjyra/Vuçiç mesazh të fortë publik: Pas tre ditësh shteti do pushoi së ekzistuari appeared first on www.lexo.al.