Sot vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri pasdite vonë.
Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit gjatë mesditës, kryesisht në relievet kodrinore-malore.
Në intervale të shkurtra kohore, në mënyrë të izoluar priten shtrëngata si dhe reshje breshëri (në male).
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.
Valëzimi në dete parashikohet 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla
Shkodër
22/35
Diell, pak re
Kukës
17/34
Diell, re, pak shi
Lezhë
18/34
Diell, pak re
Dibër
16/32
Diell, re, pak shi
Durrës
19/34
Diell, pak re
Tiranë
22/35
Diell, re, pak shi
Elbasan
21/36
Diell, re, pak shi
Berat
18/36
Diell, pak re, pak shi
Vlorë
21/33
Diell, pak re
Korçë
16/28
Diell, pak re, pak shi
Gjirokastër
16/35
Diell, pak re, pak shi
Sarandë
20/33
Diell, pak re
The post E diela sjell mot të paqëndrueshëm, ulje temperaturash dhe reshje shiu appeared first on GIJOTINA.