Zjarret vazhdojnë të djegin Evropën, Spanja përballet me temperatura ekstreme

Zjarret vazhdojnë të digjen në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa temperaturat pritet të rriten gjatë fundjavës. Spanja aktualisht po lufton 14 zjarre të mëdha, sipas Virginia Barcones, drejtoreshë e përgjithshme e shërbimeve të emergjencës. Tre persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve, përfshirë dy zjarrfikës vullnetarë.

Kryeministri spanjoll Sanchez shprehu mbështetje për familjen e vullnetarit të dytë, i cili vdiq në një spital në Leon të enjten pasi pësoi djegie të rënda. Agjencia kombëtare e motit AEMET paralajmëroi për rrezik ekstrem zjarri në pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë edhe vendet ku flakët më të mëdha po digjeshin në veri dhe perëndim.

The post Zjarret vazhdojnë të djegin Evropën, Spanja përballet me temperatura ekstreme appeared first on Lapsi.al.