Zjarr pranë Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë

Situata e vatrave të zjarrit në zonën kufitare në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë ka disa riaktivizime.

Si pasojë e drejtimit të erës, zjarri ka patur tendencë drejt Rezervatit Gërmenj-Shelegur dhe në piramidën 14 në territorin shqiptar e afërsi me vijën kufitare me Greqinë, por pa prekur kurorën e masivit pyjor që është zonë e mbrojtur.

Si pasojë e zjarrit, herë pas here janë dëgjuar edhe shpërthime municionesh që gjenden në zonën kufitare mes dy shteteve. Situata po monitorohet dhe po punohet për krijimin e disa kordonëve kufizues. Në terren ndodhen rreth 35 forca të emergjencave civile.

Zjarri pranë Parkut Natyror të Gërmenjës vijon prej disa ditësh.

The post Zjarr pranë Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë appeared first on Lapsi.al.