Egnatia dorëzohet në shtesa, rrogozhinasit i thonë lamtumirë Europës

Ekipi i Egnatias i ka dhënë lamtumirë kompeticioneve europiane, pasi është eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës nga kampionët sllovenë, Olimpija Ljubljana. Pavarësisht një loje të fortë dhe dramatike, Egnatia u mposht me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Ndeshja e kthimit nisi me shpresë, pasi Regi Lushkja zhbllokoi shifrat në minutën e 6-të. Por, sllovenët barazuan me Jelenkoviç në minutën e 31-të. Megjithëse Olimpija kaloi sërish në avantazh me Marin në minutën e 78-të, një tjetër supergol i Lushkjes në minutën e 86-të dërgoi ndeshjen në kohën shtesë.

Në kohën shtesë, skuadra sllovene e shfrytëzoi më së miri epërsinë e saj numerike. Durdov shënoi në minutën e 99-të, ndërsa Blanko vulosi rezultatin në minutën e 107-të, duke i dhënë fund ëndrrës europiane të Egnatias. Pavarësisht eliminimit, ekipi shqiptar la një përshtypje të mirë dhe zhvilloi një lojë dinjitoze kundër një ekipi të fortë.

The post Egnatia dorëzohet në shtesa, rrogozhinasit i thonë lamtumirë Europës appeared first on GIJOTINA.