Audi përplaset me furgonin në Lushnjë, një i plagosur rëndë

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 15:30 në segmentin Lushnjë–Berat, pranë zonës së Karbunarës. Dy automjete, një Audi me targa AB015 SV dhe një minifurgon, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar një të plagosur dhe dëme materiale.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po kryen veprimet hetimore dhe po normalizon qarkullimin. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të Kodit Rrugor nga të dy drejtuesit e mjeteve.

gijotina.com/

The post Audi përplaset me furgonin në Lushnjë, një i plagosur rëndë appeared first on GIJOTINA.