Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë: Largohuni nga banesat

Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje urgjente për evakuim në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë për shkak të situatës së rëndë me zjarret.

Ministria e Mbrojtjes thotë se zjarret po përhapen me shpejtësi.

“THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta”, njofton ministria e Mbrojtjes.

The post Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë: Largohuni nga banesat appeared first on www.lexo.al.