Flakët përpijnë 3 fshatra në Gramsh, shënohet viktima e parë nga zjarret

Ka dalë jashtë kontrollit situata me zjarret në disa fshatra të Gramshit.

Burime për mediat bëjnë me dije se një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit.

Ndërkohë një grua është bllokuar bashkë me dy fëmijët ne ferme dhe kërkon ndihmën e autoriteteve.

Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve në Kullollas, Bletëz dhe Menkollanjrë.

Ekipet e emergjencave që shkuan për të evakuuar banorët dhe u bllokuan nga zjarri po përpiqen të dalin nga fshatrat e Skraparit.

The post Flakët përpijnë 3 fshatra në Gramsh, shënohet viktima e parë nga zjarret appeared first on Lapsi.al.