Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan të Kosovës, arratiset autori

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara mesditën e kësaj të diele në Gjilan të Kosovës.

Autori është arratisur pas krimit tronditës, teksa autoritetet kanë konfirmuar se Policia e ka identifikuar atë dhe e ka shpallur në kërkim. Ende nuk dihen identiteti i viktimave apo rrethanat e ngjarjes së rëndë.

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ . Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këti rasti të rëndë”, deklaroi Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan

The post Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan të Kosovës, arratiset autori appeared first on GIJOTINA.