Kualifikimi vendoset në Rrogozhinë, Egnatia me 10 lojtarë, barazon 0-0 në Ljubljanë kundër Olimpijas

Egnatia barazoi 0-0 kundër Olimpija Ljubljana në udhëtim, për aktin e parë të turit të tretë të Conference League.

Kampionët e Shqipërisë treguan nivel në fushën e lojës, paçka se patën dy penallti kundër, një të anuluar pas ndërhyrjes së VAR. Tanët e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Fangaj (minuta 90).

Pjesa e parë pa Egnatian ta niste ndeshjen me më shumë dëshirë, duke dominuar në minutat e para. Rrogozhinasit mbrojtën mirë dhe pjesa e parë u mbyll pa ndonjë rast të rrezikshëm.

Në fraksionin e dytë, konkretisht në minutën e 68-të kryesori skocez Beaton akordoi 11 metërsh për sllovenët, pas ndërhyrjes së gabuar të Eljon Sotës. Nga pika e bardhë Tamm dështoi ta çonte sferën në rrjetë duke goditur jashtë.

Fundi i sfidës e pa Egnatian me një lojtar më pak dhe sërish me një penallti kundër, një vendim që u kthye pas ndërhyrjes së VAR.

gijotina.com/

The post Kualifikimi vendoset në Rrogozhinë, Egnatia me 10 lojtarë, barazon 0-0 në Ljubljanë kundër Olimpijas appeared first on GIJOTINA.