Aksidentohen disa automjete në Lushnje, trafik pranë zonës “Pushimi i Shoferit”

Një aksident është regjistruar sot në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” në Lushnje. Sipas informacioneve paraprake, disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar radha të gjata në këtë aks rrugor.

Gjithashtu mësohet se policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për menaxhimin e trafikut.

The post Aksidentohen disa automjete në Lushnje, trafik pranë zonës “Pushimi i Shoferit” appeared first on Lapsi.al.