Durrës/ 65-vjeçarja bie nga kati i tretë dhe humb jetën në Durrës

Një grua 65 vjeçe ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Ajo ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonte. Ngjarja u regjistrua në lagjen 8 të qytetit, në një pallat pranë Spitalit Rajonal të Durrësit.

Gruaja ka rënë nga dritarja e tualetit, por ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan në këtë fund tragjik. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

The post Durrës/ 65-vjeçarja bie nga kati i tretë dhe humb jetën në Durrës appeared first on Lapsi.al.