Policia jep detaje mbi arrestimin e të shumëkërkuarit Flodian Plakut

Policia ka dhënë detaje nga arrestimi i të shumëkërkuarit  të drejtësisë Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, i cili u kap ditën e djeshme (3 Gusht) në një hotel në Orikum të Vlorës.

Në momentin e arrestimit, Floridan Plaku, me 3 identitete, alias Florjan Serjani alias Florjan Mamo, iu është gjetur një pistoletë me një krehër dhe 17 fishekë.

Gjithashtu gjatë operacionit u gjetën e sekuestruan 25 000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal dhe 7 celularë.

42 vjeçari, banues në Vlorë, konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj.

Gjykata e Tiranës me vendimin të datë 26 Korrik 2024, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Ai dyshohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, krim i ndodhur 15 Mars 2024. Shënjestra u qëllua me armë zjarri brenda rrethimit të banesës së tij.

The post Policia jep detaje mbi arrestimin e të shumëkërkuarit Flodian Plakut appeared first on Lapsi.al.