Tronditet Italia/ 35-vjeçari vritet nga nëna dhe e fejuara, e mbulojnë me gëlqere

Një krim i rëndë ka tronditur Italinë. Partnerja dhe nëna e një 35-vjeçari janë bërë bashkë për vrasjen e të riut. Alessandro Venier u gjet i vdekur, i copëtuar, në bodrumin e shtëpisë së tij në Gemona të Friulit.

Dy gratë thuhet se kanë pranuar tashmë përgjegjësinë për vrasjen. Vdekja daton disa ditë më parë dhe pjesët e trupit ishin mbuluar me gëlqere të pashuar, ndoshta për të vonuar dekompozimin.

Karabinierët morën në pyetje partneren e tij, një grua 30-vjeçare kolumbiane dhe nënën e tij, një infermiere nga Gemona, e cila zotëronte shtëpinë. Çifti ka një vajzë 6-muajshe. Vajza e vogël është vendosur nën kujdesin e shërbimeve sociale komunale.

Dy gratë telefonuan stacionin e policisë në orën 10:37 të mëngjesit të sotëm. E dashura dhe nëna e viktimës u intervistuan nga karabinierët. Mediat italiane shkruajnë se shkak për krimin mund të jetë bërë një sherr i të riut me dy gratë.

Ai nuk punonte rregullisht, kalonte kohë të gjatë larg shtëpisë dhe sipas të njëjtave burime kishte pasur shpesh probleme në familje. Komuniteti lokal i qytetit të vogël friulian është i shokuar nga natyra brutale e krimit të rëndë.

Fqinjët thanë se nuk besojnë që edhe nëna të jetë përfshirë në krim pasi e konsiderojnë një infermiere të njohur që gjithmonë është kujdesur për të tjerët. ©LAPSI.al

The post Tronditet Italia/ 35-vjeçari vritet nga nëna dhe e fejuara, e mbulojnë me gëlqere appeared first on Lapsi.al.