Skandal në Zvicër, kryetarja e Parlamentit rus nën sanksione lejohet në Gjenevë, politikanët evropianë bojkotojnë Samitin

Një skandal politik ka tronditur Zvicrën pas ardhjes së një delegacioni rus nën sanksione në një samit të zhvilluar në Gjenevë. Pjesëmarrja e tyre shkaktoi reagime të forta, duke çuar në largimin demonstrativ të shumë politikanëve evropianë nga salla.

Pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe vende të tjera, Kryetarja e Këshillit të Federatës së Rusisë, Valentina Matviyenko, fluturoi drejt Gjenevës më 27 korrik për të marrë pjesë në këtë samit.

Gjatë fjalimit të saj në selinë e OKB-së, Matviyenko mbrojti agresionin ushtarak rus, akuzoi Ukrainën për nazizëm dhe i ftoi të pranishmit të vizitonin Donbasin për të parë “krimet e regjimit të Kievit”.

Kjo deklaratë shkaktoi protesta të menjëhershme: delegacione nga disa vende evropiane u larguan në mënyrë demonstrative nga salla.

Ministria e Jashtme e Zvicrës deklaroi se nuk ka pezulluar sanksionet kundër Matviyenkos, por i ka lejuar asaj vetëm hyrjen në territorin zviceran.

Ndërkaq, Italia dhe Franca kanë lejuar fluturimin e avionit që transportonte delegacionin rus në hapësirën e tyre ajrore drejt Zvicrës. Sipas burimeve të Bloomberg, kjo leje u dha në kërkesë të autoriteteve zvicerane.

gijotina.com/

The post Skandal në Zvicër, kryetarja e Parlamentit rus nën sanksione lejohet në Gjenevë, politikanët evropianë bojkotojnë Samitin appeared first on GIJOTINA.