Reshjet e shiut gjatë natës kanë sjellë probleme në zonën e Shkopetit. Masive gurësh kanë rrëshkitur duke bllokuar rrugën pranë tunelit. Gurët kanë rënë dhe në objektet e kompanisë së HEC-it, fatmirësisht pa pasoja. Sakaq janë shkulur dhe pemë që ndodhen pranë rrugës nga reshjet gjatë natës.
Punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës Skuraj- Burrel në orët e para të mëngjesit janë në vendngjarje për të larguar masivet e gurëve.
The post Rrëshqitje gurësh në zonën e Shkopetit nga reshjet, bllokohet rruga pranë tunelit appeared first on Lapsi.al.