SPAK përfundon hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, thirret i pari Pirro Xhixho

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi dhe ka nisur komunikimin e akuzave.
Mësohet se deputetja e PL, Monika Kryemadhi do të paraqitet para prokurorëve të posaçëm ditën e mërkurë.

Ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit të PL, Ilir Meta. Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit pritet të paraqitet sot në ambientet e SPAK.

Ndërsa Ema Çoku dhe Pirro Xhixho janë paraqitur aktualisht në Prokurorinë e Posaçme dhe po njihen me akuzat e çështjes në ngarkim.

SPAK po heton një rrjet të gjerë lidhjesh financiare dhe pasurore që mendohet se përfshijnë familjarë dhe persona të afërt të ish-çiftit Meta-Kryemadhi. Njoftimi për Xhixhon vjen në një fazë të avancuar të hetimeve, ku janë sekuestruar dokumente dhe pasuri, si dhe janë analizuar të dhëna bankare dhe kontrata të dyshimta.

gijotina.com/

The post SPAK përfundon hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, thirret i pari Pirro Xhixho appeared first on GIJOTINA.