Zjarri rrezikon fshatin e Kalasës në Delvinë, nis evakuimi i banorëve

Një vatër zjarri është aktivizuar pranë fshatit të Kalasës në Delvinë.

Raportohet se flakët po i afrohen shtëpive të fshatit, ndaj efektivët e policisë kanë vendosur të nisin evakuimin e banorëve.

Për momentin, vetëm dy automjete të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.

The post Zjarri rrezikon fshatin e Kalasës në Delvinë, nis evakuimi i banorëve appeared first on www.lexo.al.