Në një vend si Shqipëria, ku për interesa dhe përfitime personale vënë në pikëpyetje edhe jetën e qytetarit, tashmë çdo lloj marrëzie duket si normalitet. E nisën duke trumbetuar gjelbërimin si një faktor kryesor për ruajtjen e cilësisë së jetës, dhe pa kaluar pak kohë e shndërruan atë me projektet e betonizimit dhe ndërtimit të kullave, edhe aty ku askush nuk e kishte menduar.
Epidemia e kullave shumëkatëshe tashmë është shtrirë edhe në periferinë e Tiranës, duke prekur edhe ato pak zona që i kishin shpëtuar ndërtimeve të larta. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për një kompleks rezidencial të quajtur Albora’s Lake, i cili parashikon ndërtimin e 17 kullave të larta në afërsi të Liqenin e Farkës. Kompania ndërtuese është Lion Construction në pronësi të Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina.
Kapitali ka mundur të sigurojë maketin e kompleksit. Siç duket qartë nga fotot bëhet fjalë për një batërdi mjedisore në shkallë industriale, e cila betonizon masivisht zonën e Liqenit të Farkës.
Ky është ndoshta një nga projektet më të mëdha të ndërtimit që është miratuar ndonjëherë në Tiranë, përmasat e të cilit do të ishin të jashtëzakonshme edhe për qytete me miliona banorë, disa herë më të mëdhenj se Tirana.
The post Marrëzia që nuk njeh kufi! Rama ‘ngul’ edhe 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës appeared first on GIJOTINA.