LAJMI I FUNDIT/ Rrethohet nga flakët kalaja e Delvinës, evakuohen banorë mes frikës dhe tymit! Ministri mbërrin në terren

Në Kalasë, një fshat në njësinë administrative të Delvinës, situata është përshkallëzuar ndjeshëm për shkak të përhapjes së flakëve, të ndihmuara nga era e fuqishme. Zjarri është afruar rrezikshëm pranë zonës së banuar, duke detyruar autoritetet të nisin evakuimin e banorëve për të garantuar sigurinë e jetës së tyre.

Në operacionin për përballimin e situatës janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, forca nga Ushtria Shqiptare, zjarrfikës të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile, si dhe një helikopter Black Haëk që po përdoret për ndërhyrje nga ajri.

Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, ndodhet në terren së bashku me Kryetarin e Bashkisë Delvinë, z. Besmir Veli. Të dy po ndjekin nga afër zhvillimet, duke koordinuar përpjekjet për shuarjen e flakëve dhe ndihmën ndaj komunitetit të prekur.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet dhe të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencës, ndërsa puna për neutralizimin e zjarrit vijon me intensitet, mes një situate ende të rrezikshme.

The post LAJMI I FUNDIT/ Rrethohet nga flakët kalaja e Delvinës, evakuohen banorë mes frikës dhe tymit! Ministri mbërrin në terren appeared first on www.lexo.al.