Operacioni, zbulohet emri i personit të katërt te grupi i kokainës

Është identifikuar personi i katërt i vënë në pranga gjatë aksionit të së premtes së SPAK për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës. Ai është Ilir Lloshi.

Operacioni çoi në arrestimin e Ervin dhe Artur Hoxhosmanit, si dhe Ermir Ndreajt, pronar i disa kompanive.

Hetimet janë zhvilluar pas përgjimeve të komunikimeve në platformën SKYECC. Sot, SPAK ka komunikuar akuzat edhe ndaj të izoluarve Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej, ky i fundit i penduar i drejtësisë.

The post Operacioni, zbulohet emri i personit të katërt te grupi i kokainës appeared first on Lapsi.al.