Një vatër e madhe zjarri u shfaq pak orë më parë në pyjet e fshatit Mëmëz të Kukësit. Era po favorizon përhapjen e saj ndërkohë që retë e tymit kanë mbërritur mbi qytetin e Kukësit.
Në vendngjarje janë angazhuar grupe pune me punonjës të shërbimit zjarrfikës, pyjeve, banorë të zonës etj.
Terreni nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse ndaj dhe përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e saj po bëhen me pompa shpinë dhe mjete rrethanore. Ende nuk ka informacion për shkakun, por deri tani zjarri ka përshkuar disa hektarë me pyje dushku.
The post Vatër zjarri në Kukës, terreni i vështirë dhe era favorizojnë flakët appeared first on www.lexo.al.