Foshnja humb jetën në spitalin e Tiranës, prindërit denoncojnë mjekët për neglizhencë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në maternitetin Koço Gliozheni në Tiranë, ku një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale Xh. Q., 34 vjeç, ka bërë kallëzim në polici për stafin e maternitetit të Koço Gliozheni.

Policia e Tiranës njofton se materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë me qëllim vlerësimin e mëtejshëm

“Xh. Q., 34 vjeç, se foshnja e tij ka humbur jetën, në spital, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm”, njofton policia.

The post Foshnja humb jetën në spitalin e Tiranës, prindërit denoncojnë mjekët për neglizhencë appeared first on GIJOTINA.