Sherr me thika në mes të Shkodrës, një 33 vjeçar dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, pranë sheshit “Prekë Cali”.

Nga informacionet paraprake mësohet dy të rinj janë përfshirë në një konflikt fizik, i cili ka degraduar deri në përdorimin e thikave.

Njëri prej të rinjëve, Pjetër Guraleci, 33 vjeç ka mbetur i plagosur me thikë dhe ka shkuar në spitalin e Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore. Shkaqet e konfliktit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të përfshirë në ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

The post Sherr me thika në mes të Shkodrës, një 33 vjeçar dërgohet me urgjencë në spital (Emri) appeared first on GIJOTINA.