Plagoset me thikë 33-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Një lajm i fundit vjen nga Shkodra. Policia njofton se rreth orës 18:30 të kësaj të diele, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Pjetër Guraleci, 33 vjeç.

I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar” – thuhet në njoftimin e poolicisë. /LAPSI.al

The post Plagoset me thikë 33-vjeçari në Shkodër (EMRI) appeared first on Lapsi.al.