Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin që po dilte nga marketi

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë qytetit të Lezhës. Një automjet tip Golf ka përplasur një këmbësor në lagjen “Gurra”. Këmbësori po dilte nga një market i zonës dhe po kalonte rrugën në momentin e aksidentit. Drejtuesi i mjetit nuk ka arritur ta dallojë në kohë këmbësorin, duke çuar në përplasjen e tij. I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin që po dilte nga marketi appeared first on Lapsi.al.