Një grua amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, dyshohet nga overdoza

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Sarandë, ku një 63-vjeçare me shtetësi amerikane u gjet e pajetë në banesë. Sipas informacionit më të fundit, dyshohet se shkak i vdekjes është mbidoza.

Sipas informacioneve, mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe viktima është Sharly Lynn Chaddick.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Trupi i saj është transportuar në morgun e Sarandës dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

The post Një grua amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, dyshohet nga overdoza appeared first on Lapsi.al.