Kërkoi lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën/ Ilir Meta mbetet në burg

GJKKO ka lënë në burg kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Meta, i cili ndodhet në paraburgim, e ka konsideruar arrestimin e tij një proces me sfond politik.

Meta u arrestua më 21 tetor 2024 dhe po hetohet nga SPAK nën dyshimet për një seri veprash penale të kryera në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi dhe zyrtarë të tjerë.

Sipas SPAK, ata dyshohet se kanë përdorur funksionet shtetërore për të favorizuar kompani private, për lobime të dyshimta në SHBA dhe për fshehje pasurie përmes transaksioneve të patundshmërive.

Kryemadhi po hetohet për “pastrim parash”, “korrupsion” dhe “mosdeklarim të pasurisë”, por ndaj saj është caktuar masa më e lehtë “detyrim paraqitjeje”. E njëjta masë është lënë edhe për Ema Çokun, e dyshuar për pastrim parash, dhe Piro Xhixhon, për korrupsion pasiv.

Meta ndërkohë mbetet i vetmi nën masën e “arrestit në burg”, për të cilin tashmë kërkon shqyrtim nga Kushtetuesja.

The post Kërkoi lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën/ Ilir Meta mbetet në burg appeared first on GIJOTINA.