Në finalen e Botërorit për Klube u shkel Rregulli 7 i lojës në transmetim botëror

Një rregull themelor i lojës së futbollit i shkelur në transmetim botëror, haptazi, paturpësisht. Por mbi të gjitha qëllimisht nga Gianni Infantino dhe cirku që FIFA organizoi me rastin e finales së Botërorit për Klube, për t’iu përshtatur shijes tipike amerikane: në pushimin e ndeshjes që Chelsea e fitoi thellë kundër PSG-së u zhvillua një mega shou muzikor që megjithatë zgjati një përjetësi. Madje 24 minuta, duke injoruar krejtësisht atë që është përcaktuar në mënyrë të prerë nga Rregulli 7 i lojës së futbollit.

Qëllimi për ta kthyer finalen e kompeticionit të ri në diçka të ngjashme me Superbowl, me shfaqje të përfshirë në pushim, ishte shfaqur që para ndeshjes, kur para publikut të MetLife Stadium në East Rutherford të New Jersey u shfaqën Robbie Williams dhe Laura Pausini, të cilët interpretuan live “Desire”, himnin e ri zyrtar të FIFA-s.

Robbie Williams and Laura Pausini debut the new FIFA Anthem ‘Desire’

Catch the @FIFACWC Final | July 13 | Free | https://t.co/i0K4eUtwwb | #FIFACWC #TakeItToTheWorld #CHEPSG pic.twitter.com/0qaTrqh7sI

— DAZN Football (@DAZNFootball) July 13, 2025

Pastaj pati interpretimin e himnit amerikan nga kori dhe orkestra, më pas prezantimi ikonik i ‘ring announcer’ Michael Buffer (“Let’s get ready to rumble!”) dhe numërimi mbrapsht në ekran deri në fillimin e ndeshjes.

LADIES AND GENTLEMEN…
LET’S GET READY TO RUMBLE!
MetLife is buzzing. The final is here.

Catch the @FIFACWC Final | July 13 | Free | https://t.co/i0K4eUtwwb | #FIFACWC #TakeItToTheWorld #CHEPSG pic.twitter.com/1aICBQOFJ6

— DAZN Football (@DAZNFootball) July 13, 2025

Spektakli në pushimin e finales: nuk bëhej fjalë për 15 minuta

Asgjë krahasuar me atë që ndodhi më pas mes pjesës së parë dhe të dytës, kur trofeu tashmë ishte nisur drejt Londrës: në pushimin e finales u zhvillua një spektakël i vërtetë me një program që në asnjë univers nuk mund të përfundonte për vetëm 15 minuta. J Balvin, Tems, Doja Cat, Coldplay me Emmanuel Kelly u shfaqën njëri pas tjetrit në një platformë të instaluar në nivelet e sipërme të stadiumit për të ruajtur fushën e gjelbër.

Një mega prodhim, me regjinë muzikore të kuruar nga Chris Martin, që përfshiu qindra persona, mes teknikësh, valltarësh dhe stafi artistik. Ishte shou i parë në pushim ndeshjeje në një kompeticion të FIFA-s, i menduar edhe në funksion të Botërorit të kombëtareve që në 2026 do të luhet në Shtetet e Bashkuara, si edhe në Kanada dhe Meksikë. Me pak fjalë, duhet të presim diçka të ngjashme edhe vitin tjetër.

Coldplay, J Balvin, Doja Cat, Tems… ¡TOCANDO EL CIELO DEL METLIFE STADIUM!

¡Qué espectáculo de SHOW al descanso de la final del Mundial de Clubes! @FIFACWC | La final, gratis en https://t.co/yWCWbevPop | #FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/5xaMXwX16M

— DAZN Fútbol (@DAZNFutbol) July 13, 2025

Regulli 7.2 i lojës së futbollit i injoruar nga FIFA

Gjithçka me një kohëzgjatje që shkoi deri në plot 24 minuta, në kundërshtim me Regullin 7 të lojës së futbollit, i cili në paragrafin e dytë e thotë në mënyrë të padiskutueshme: “Lojtarët kanë të drejtë për një pushim, jo më të gjatë se 15 minuta”. Gjithçka e lënë të kalojë pa problem nga Infantino dhe shokët, mes të cilëve spikaste i gjithpranishmi Donald Trump.

What is the point of FIFA saying it upholds the Laws of the Game when it ignores maximum 15-min half-time break so Infantino can have this 24-min show?? pic.twitter.com/6JlQjfE5i1

— Martyn Ziegler (@martynziegler) July 13, 2025

The post Në finalen e Botërorit për Klube u shkel Rregulli 7 i lojës në transmetim botëror appeared first on Lapsi.al.