E ardhmja e Berat Gjimshitit është lëkundur pas largimit të trajnerit Gasperini të Atalanta. Në fakt mbrojtësi i Kombëtares tonë ka fituar “terren” në Bergamo, duke siguruar qendrueshmëri në prapavijë.
Kontrata e tij me Atalantën është e vlefshme deri në verën e vitit 2026. Ditën e sotme ai është parë në qendrën stërvitore të ekipi bergamask. Nga mediat italiane thuhet se për Beratin ka ardhur një ofertë tunduese nga Katari me një rrogë të majme.
Fjala e fundit do i takoj kapitenit të Kombëtares, nëse do shijoj futbollin në Europë edhe për disa vite apo ka ardhur momenti të mendojë më shumë për aspektin financiar.
The post Champions League apo milionat e Katarit, ditë vendimtare për Gjimshitin appeared first on www.lexo.al.