Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në zonën e Drenovës në Mallakastër. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë. Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë.
Shërbimet zjarrfikëse janë në terren dhe po përpiqen të mbajnë nën kontroll përhapjen e zjarrit, në pritje të ndërhyrjes nga ajri me helikopter. Terreni i thyer po e vështirëson ndërhyrjen e efektivëve.
The post Tre vatra zjarri aktive në Drenovë të Mallakastrës, pritet ndërhyrja nga ajri appeared first on Lapsi.al.