PAMJET/ Shembet edhe bujtina e fundit në listën e IKMT në Theth

Në orët e vona të së hënës fadroma e IKMT-së mbërriti në objektin e fundit të listuar për shembje në Theth, por u përball me rezistencën e fortë të banorëve, të cilët kërkuan një vendim gjykate që të justifikonte ndërhyrjen.

Banorët u ulën në rrugë, duke bllokuar kalimin e mjeteve të IKMT-së dhe duke e kthyer terrenin në një skenë proteste. Ndërsa situata përshkallëzohej, forcat e policisë ndërhynë duke krijuar një kordon sigurie.

Më pas forcate  rendit hynë me forcë në banesë. Banorët, u nxorën nga shtëpia që përpiqeshin të mbronin. Pavarësisht rezistencës së tyre, pas disa orësh tension dhe përballje, godina u shemb.

Banorët e tronditur paralajmërojnë për hapa ligjorë dhe nuk përjashtojnë protesta të reja kundër veprimeve të cilësuara prej tyre si të padrejta dhe brutale. /LAPSI.al

The post PAMJET/ Shembet edhe bujtina e fundit në listën e IKMT në Theth appeared first on Lapsi.al.