Pëson arrest kardiak sa hyn në det, humb jetën 59-vjeçari në Qerret

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në plazhin e Qerretit, Kavajë, ku një 59-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.

Raportohet se rreth orës 12:00, shtetasi K. Gj., banues në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det. Për fat të keq, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht shkaqet e vdekjes së 59-vjeçarit.

The post Pëson arrest kardiak sa hyn në det, humb jetën 59-vjeçari në Qerret appeared first on GIJOTINA.