E kishte të sigurt largimin para 6 muajve, Elseid Hysaj u nënshtrohet vizitave mjekësore te Lazio

Largimin nga Lacio e kishte të sigurt deri para 5-6 muajve. Megjithatë, duket se Elseid Hysaj do të vazhdojë që të jetë pjesë e lacialëve, të paktën edhe për këtë sezon.

Diçka të tillë e tregojnë fotot e publikuara së fundmi nga klubi i Serisë A. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shfaqet duke kryer vizitat mjekësore me Lacion, duke krijuar “dyshimet” e një qendrimi të mundshëm.

Megjithatë, merkato ka ende kohë deri në përfundimin e saj. Pritet të shihet si do të veprohet me 31-vjeçarin.

The post E kishte të sigurt largimin para 6 muajve, Elseid Hysaj u nënshtrohet vizitave mjekësore te Lazio appeared first on GIJOTINA.