Kabinat në Theth “fundosën” kupolën e Komisariatit të Shkodrës! Nuk humbet kohë, vendoset drejtori i ri Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra të gjithë drejtuesit e strukturave policore në kryeqendrën e veriut, Shkodër.

Ndërkohë Gentian Berberi është emëruar drejtor i komanduar i Policisë së Shkodrës, i cili do të zëvëndësojë Fatmir Lleshajn, tashmë i larguar nga detyra.

Gentian Berberi ka mbajtur më parë postin drejtues në Policinë e Vlorës e së fundmi në atë të Kukësit. Ndërkohë në Kukës, si drejtor i strukturës policore është komanduar Loard Sallaku, ish-shefi i komisariatit nr.2 në Tiranë.

Ky ndryshim rrënjësor në kupolën drejtuese në Komisariatin e Shkodrës vjen pas disa ditëve intensive në Theth pas skandaleve për ndërtimet pa kriter pa leje nga banorët vendas.

The post Kabinat në Theth “fundosën” kupolën e Komisariatit të Shkodrës! Nuk humbet kohë, vendoset drejtori i ri Policisë appeared first on GIJOTINA.