Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Lurë të Dibrës

Një vatër zjarri ka rënë në një masiv pyjor në Dibër. Bëhet e ditur se flakët po favorizohen nga era e fortë dhe janë përhapur në një pjesë të madhe.

Gjithashtu ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor. Konkretisht zjarri ka rënë pranë Liqenit të Luleve, ndërkohë pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve.

The post Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Lurë të Dibrës appeared first on Lapsi.al.