Kërkohej nga Italia për trafik drøge, vihet në pranga 36-vjeçari me dy identitete

Një 36-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është prangosur në Durrës. Gjykata e Romës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”. I riu është identifikuar si Fatjon Berisha alias Bledar Berisha.

Sipas legjislacionit penal italian, kjo vepër parashikon dënim maksimal deri në 20 vjet burgim. Aktualisht vijon bashkëpunimi ndërinstitucional për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 36-vjeçarit drejt autoriteteve italiane.

The post Kërkohej nga Italia për trafik drøge, vihet në pranga 36-vjeçari me dy identitete appeared first on Lapsi.al.