Denoncimi i qytetarit: Zaptim i hapësirës publike përballë Hotel Austria në Tiranë (FOTO)

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për një rast të zaptimit të hapësirës publike në qendër të Tiranës, përballë Hotel Austria. Sipas denoncimit të bërë për Lexo.al, pronari i këtij hoteli, Arjan Avllai, ka vendosur një “dok fallco” për të zënë një pjesë të trotuarit apo hapësirës publike që nuk i përket, duke kufizuar qasjen e lirë të qytetarëve.

“Përshëndetje! Doja të bëja një denoncim, pronari i Hotel *** Avllai ka zaptuar pjesën përballë hotelit me dok fallco duke e ditur shumë mirë që është pronë publike, po e postuat do t’jua dimë shumë për nder”, shprehet qytetari në mesazhin e tij.

Rasti ngre sërish pyetje mbi mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse dhe respektimin e hapësirave të përbashkëta në kryeqytet. Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga autoritetet për verifikimin e situatës dhe marrjen e masave ligjore nëse konstatohet shkelje.

The post Denoncimi i qytetarit: Zaptim i hapësirës publike përballë Hotel Austria në Tiranë (FOTO) appeared first on www.lexo.al.